Skuadra shkodrane luan këtë fundjavë një sfidë delikate, ja çfarë bëjnë drejtuesit

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj nuk po kalon një moment të mirë. Humbja e fundit në kampionat ndaj Goga Basket ka prishur planet e drejtuesve që e mendonin këtë ndeshje të fituar për të nisur shkëputjen nga vendi i fundit ku ndodhen aktualisht. Por, tashmë ajo ndeshje është lënë pas.

Gjithsesi, shkodranët i pret një tjetër sfidë delikate. Këtë të shtunë udhëtojnë drejt Durrësit për tu ndeshur me Teutën vendase. Ndaj një ekipi që u përballën para pak javësh në kupë dhe zhvilluan një lojë të mirë dhe kërkojnë përsëri një lojë të bukur, por këtë herë pse jo edhe me një fitore.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga vetë klubi Vllaznia. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në facebook, shkruhet se kryesia e këtij klubi ka vendosur edhe një autobus në dispozicion të tifozerisë shkodrane për të mbështetur djemtë e basketbollit në këtë sfidë delikate. Kjo pasi në ditët e fundit mësohet se ka pasur interes nga tifozët për të ndjekur skuadrën nga afër.

“Te shtunen luajme nje perballje delikate ne transferte. Udhetojme drejt Durresit per tu ndeshur me Teuten vendase per kampionat. Ne kupe para pak javesh zhvilluam nje ndeshje te mire kunder ketij ekipi dhe shpresojme qe edhe kete here te perseritet loja e mire, pse jo edhe me nje fitore. Ne kuader te kesaj sfide, kryesia e klubit Vllaznia vendos ne dispozicion nje autobus per tifozet shkodrane qe deshirojne te jene te pranishem ne kete sfide ne mbeshtetje te djemve kuqeblu. Tifozet e interesuar te kontaktojne tek ky nr: 0673069747 #ForcaVllaznia” – shkruhet në faqen zyrtare të basketbollit. /ShkodraNews

Lexo edhe: