Socialistët në kaos/ Kthesa e papritur e PS, merret vendimi i rëndësisshëm, preket dhe Shkodra

Socialistët ndryshojnë kurs. Ishte lajmëruar që fundi i muajit Maj dhe Qershori do të sillnin ndryshime në disa drejtori rajonale, por me sa duket është vendosur të bëhet një hap pas. Vendimi mësohet se është marrë për shkak se në kulmin e protestave të opozitës dhe përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, socialistët nuk duhet të rrisin pakenaqësitë brenda radhë të tyre.

Të trembur se ndryshimet mund të mos priten mirë nga drejtuesit aktual dhe ata do të reagonin duke mos punuar sa dhe si duhet në fushatë, është vendosur që kjo valë e re emerimesh e shkarkimesh të shtyhet të paktën deri në vjeshtë. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur për shkodranews se analiza që është bërë në secilën prej drejtorive por edhe në tërësi me anëtarësinë, e ka bërë të domosdoshme marrjen e këtij vendimi.

Sic duket PS po e ndjen jo pak barrën e fushatës e vetme dhe presionet që vijnë në një kohë kur skandalet nuk po i mungojnë qeverisë, prandaj krijimi i sa më pak hatermbetjeve është zgjidhja e vetme e momentit. Ndonëse disa herë edhe në mbledhjet që ka patur kryesia socialiste e Shkodres është debatuar për faktin se shumë drejtorë i kanë mbushur 5 vite në ato poste, po aq sa ka thuajse pushtet e majta në këto dy mandate, sërish më shumë janë bërë hapa pas, sesa është vendosur ndryshimi i tyre.

Për një pjesë lëvizja është bërë edhe më ë vështirë për shkak të statusit të nënpunësit civil që gëzojnë, e kjo i ka futur edhe me në kaos socialistët, që ndonëse garojnë të vetëm për bashkinë e Shkodres, nuk po ndjehen, duke zhvilluar një fushatë të dobët dhe me një entuzisëm të vakët edhe tek vetë anëtarësia, që nën zë më shumë beson se nuk do të ketë votime në 30 qershor, sesa mendojnë që për herë të parë në historinë pluraliste do të mund të kenë në dorë çelesat e bashkisë më të madhe në veri të vendit dhe një ndër më të mëdhatë në rang kombëtar./Shkodranews/