Socialistët shkodranë: Na sillni këtu Valdrinin të na kërkojë falje, do të distancohemi nga fushata

Socialistet shkodrane “kryqezojne” kryesine e PS dhe deputet, gati ti dergojne Memo kryeministrit Rama per skandalin me Valdrin Pjetrin. Mbledhja e zhvilluar me dyer te mbyllura mbremjen e se premtes ne seline roze te Shkodres eshte shoqeruar me debate te forta dhe akuza.

Tradheti dhe pabesi perballe socialisteve e kane quajtur ate qe ndodhi me Pjetrin, qe sipas tyre ju servir i gatshem pa u pyetur per figuren e tij. Edhe me te ashper e ka bere reagimin e tyre fakti qe ne mbledhje munguan deputetet e qarkut si dhe vete Pjetri qe minimalisht do te duhej tu kerkonte falje sy me sy, te gjithe atyre qe punuan dhe i besuan ne fushate e jo te fshihej pas nje statusi ne rrjetet sociale. Perballe kryetarit te partise Edmond Emini ata jane treguar gjithashtu te ashper per pasivitetin e tij dhe faktin qe nuk ka nderhyre minimalisht per nje qendrim publik qe tu kerkonte falje socialisteve dhe shkodraneve.

Pritet qe ata ti drejtohen Rames edhe me nje leter publike per te gjithen kete ndersa duan qe me percaktimin e kandidatit te ri te degjohet zeri i tyre dhe jo te veprojne me urdhra nga Tirana, pasi perndryshe do te distancohen nga fushata dhe mbeshtetja.

Socialistet shkodrane e kane vijuar mbledhjen me diskutime per konstituimin e keshillit bashkiak qe do te ndodhe me 19 Gusht, ku kerkese e tyre ka qene largimi sa me pare i Voltana Ademit. Duhet pritur se si do te jete reagimi i Rames pas kesaj, aq me teper ne Shkoder, bashkine qe kurre se drejtuan per 30 vite dhe per nje here te vetme qe e morem e humben pa e drejtuar as edhe nje dite./ShkodraNews