Socialistët vendas ‘shkëlqejnë’ me heshtjen e tyre, Rama ‘zhvesh’ Shkodrën, drejt Lezhës një tjetër drejtori



Skandalet e qeverise Rama nuk ndalen per Shkodren. Nje tjeter drejtori brenda pak ditesh do te beje gati valixhet per tu transferuar ne qytetin qe socialistet kane vendosur ta kthejne ne “hijen” e shemtuar te Shkodres, Lezhen. Vendimi tashme eshte marre dhe kete here zhvendosja behet per sherbimin informativ shteteror. SHISH i bashkohet keshtu listes se gjate te drejtorive rajonale qe vendosen ne Lezhe, duke e kthyer fatkeqesisht Shkodren ne nje province te humbur.



Socialistet e Shkodres ashtu si per drejtorite e tjera kane zgjedhur heshtjen, duke mos ju bere pershtypje gjithe ky vakum qe po krijohet. Zhvendosja po le pa pune shume shkodrane dhe po i jep nje goditje edhe me te madhe ketij qyteti, i cili po varferohet ne forme ekstreme ne te gjitha frontet nga qeveria e majte qe me sa duket ka programuar humbjen e ketij qyteti ne zgjedhjet e ardhshme.