Socialistët vijojnë farsen, në orën 19.00 analizojnë Valdrinin si luftoi me mullinjtë e erës

Ne oren 19.00 socialistet Shkodrane kane zgjedhur ta vijojne me tej farsen e tyre te 30 qershorit, prej ku nga gara qe hyne te vetem, dolen edhe fitues. Ata kane thirrur nje analize per votimet e te dieles, nga ku arriten te ngjyrosin harten e Shqiperise roze, e per here te pare fituan edhe Shkodren. Por me shume se analize kjo e sotmja ngjan me farsen qe ndertuan prej javesh.

Çfare duan te analizojne socialistet, 16 mije votat e Pjetrit qe dolen me shume sesa numri i votuesve shkodrane? Gjysmen e votave qe mori Valdrini ne krahasim me Keti Bazhdarin 4 vite me pare? Apo renien e numrit te tyre si parti, qe megjithese te vetem moren me pak sesa e kishin trumbetuar ne javet e fushates?

Pasi vete votuan, vete numeruan dhe vete shpallen rezultatin, çfare duan ti shesin me Shkodres dhe shkodraneve, socialistet qe kontrollojne tashme te gjitha pushtetet. Analiza natyrisht mund te behet per te ngrene edhe koka, pasi ka deputet qe su angazhuan fare, apo ka struktura qe bene sikur punuan.

Gjithashtu administrata jo e gjitha ju pergjigj vullnetit te mazhorances per te votuar. E kjo mund tu sherbeje te kritikojne apo nisin pergatitjen per te liruar vende pune, e per kenaqur ata qe deri sot mbeten te pakenaqurit e qeverisjes se tyre.

Nje loje sa e rrezikshme aq edhe problematike per ta, pasi ne kete analize loje, po i kthehen metodave te se shkuares, kur partia qe vete i organizonte te gjitha, shpikte me pas pleniume e analiza per te nxjerre kokat e beseshkelurve! Duket se edhe socialistet po i afrohen kesaj dite ndersa therrasin mbledhje per te analizuar gjoja veten dhe proçesin qe ndertuan me shpejtesi per te marre pushtetin ne tavoline./ShkodraNews