Solidariteti i Shqipërisë, reagon këngëtari i njohur italian: Një gjest i madh humanizmi, faleminderit shqiptarë

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë për t’i dërguar 30 mjekë dhe infermjerë shtetit italian, për të qenë në “vijën e parë të zjarrit” në përballjen me koronavirusin.

Gazetarja e njohur Zenepe Luka, ka publikuar mesazhin e një prej ikonave të muzikës italiane.

“E dashur mike Zenepe…

Nje gjest i pabesueshem solidariteti dhe humanizmi qe Shqiperia ka bere per Italine, kjo do te forcoje edhe me shume miqesine qe i lidh dy popujt tane te mrekullueshem.

Do te vije casti qe do mundet ky koronavirus i mallkuar e do te jete momenti i duhur, per te festuar binjakezimin Itali Shqiperi!!!

Nga ana ime ju them: Faleminderit shqiptare…Al Bano”, shkruan Albano Carrisi.

Muzikanti i njohur njihet për dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, ku vite më parë ai ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.