Sot dita ndërkombëtare e fëmijëve, por pamjet trishtuese në Shkodër të këpusin shpirtin



20 nëntori dita ndërkombëtare e fëmijëve shfaqi dy kontraste të forta në Shkoder. I pari ai në sheshin përpara bashkisë ku drejtuesit e këtij institucioni ishin kujdesur që me fasadën e tyre të paraqesin një realitet që për hir të së vërtetës është krejt tjetër sapo del pak metra më tutje.



E këtu lind kontrasti i dytë, ai reali që fëmijët, kryesisht të komunitetit rom dhe egjyptian shihen të lypin në rrugë, duke mos frekuentuar shkollën, e për më teper të ekspozuar në mënyrë të frikshme përballë rrezikut të pandemisë Covid 19.



Premtimet për zgjedhje të fenomenit nga bashkia Shkoder dhe shërbimi social brenda këtij institucioni kanë dështuar, ndërsa çdo vit në buxhet gllabërohen miliona para mbi këtë kauzë. Përpara tendave, e imazheve të pikturuara, punonjësit e bashkisë do të duhej të dilnin një shëtitje në rrugët e qytetit për të parë realisht se në cfarë gjendje janë fëmijët, ata për të cilët flasin e marrin projekte, ndërsa nuk ndryshojnë asgjë në realitet.

uke lypur mes të ftohtit e pandemisë, shpesh pa arritur të sigurojnë ushqimin e veshjet siç minimalisht do të duhej, e çka është më e rënda, kontigjent që braktisin shkollën. Ky është realiteti i përditshëm në rrugët e Shkodres, edhe poshtë dritareve të zyrave të ngroha të të zgjedhurve vendore që hartojnë politikat për ta, por që në zbatim janë të dështuara ende pa nisur.

Drejtoria e shërbimit social në bashkinë Shkoder sot do të duhej tu kërkonte falje të gjithë atyre fëmijeve që gjenden në rrugë, pa asnjë zgjidhje, e mes pasigurisë, ndërsa po hyjmë në stinën e ashpër të dimrit. /ShkodraNews