“Sot e humbi betejën me sëmundjen sfilitëse”, Edi Rama rrëfen lidhjen me të ndjerin Baxhaku

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Ai e konsideron gazetarin një njeri të mirë të librave e gazetarisë me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore.

Reagimi i Ramës:

E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…

Lamtumirë Baxhak!