Sot foli te Rudina për Mark Frrokun, por çfarë thoshte Dembcaj për Aleksin kur ishte e martuar: I kërkov të flinim bashkë pas 5 orë kafe, isha e para që…



Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka rrëfyer sot ndarjen nga ish-bashkëshorti si dhe lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku. E ftuar ne emisionin e Rudina Magjistarit, ajo tregoi se eshte koke e kembe e dashurua.



Por cfare thoshte 3 vite me pare pikerisht ne studion e Magjistarit Rudina Dembacaj ne krah te ish burrit te saj tashme:



Lajm i 4 dhjetor 2017

Dembacaj rrefen historine e dashurise: E ftova Aleksin ne shtepi

Prej më shumë se një viti aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj Aleksi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sot çifti ishte i ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Dembacaj me çiltërsinë e saj tha se ka qenë ajo që i ka kërkuar Aleksit të flenë bashkë pas një takimi 5 orësh në një kafene.

“Unë kisha thjesht një problem normal tek klientja ime, të cilën e kishte lënë makina. Erdhi dikush dhe më tha që i ishte prishur makina. Unë mbarova punën time dhe i thash mirupafshim. Disa ditë më vonë e ftova për kafe dhe aty filluan takimet”, tha bashkëshorti i aktores Aleksi.

Dembacaj tha po ashtu se Aleksi i kishte bërë përshtypje për shkak të qetësisë që kishte dhe indiferencës ndaj saj.

“Mua Aleksi më bëri përshtypje që herën e parë që e pashë. NJë djalë i lavzhit më tha që është një djalë këtu. Kur erdhi tmë rregullojë makinën më bëri përshtypje se ishte me bluzë të bardhë dhe duar të pastra. Unë kam vajtur nëpër servise dhe gjithnjë i kam bërë përshtypje djemve, por Aleksit jo. Aleksi ishte natyrë e qetë dhe mua më bëri përshtypje. Kalimi në njohje ishte krejtësisht rastësisht. Një ditë unë po ecja shumë shpejt me makinë dhe Aleksi më mori në telefon dhe më tha mos ec shpejt se do na shtypësh. Ne u takuam dhe s’po flisnim asgjë. Dhe unë i thash a do vish tek shpia ime? Dhe i thash vetëm sonte ama, nesër mos më mer në telefon se nuk jam për lidhje të gjata. Dhe pasi erdhi nuk iku më kurrë”, tha Dembacaj.