Sot Kosova hapi kufirin me ne, por rritja e rasteve me ko.ronavi.rus është e frikshme

Në Kosova është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me ko.ronavi.rus.  IKSHPK ka konfirmuar 27 raste të reja me Co.vid-19 në Kosovë nga 172 mos.tra të testuara.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).

Sot është dita e parë e lehtësimit të masave të vëna nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Sot ishte dita e parë e hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.