Sot pushim për ekipin, por nesër tek Vllaznia….

Dita e sotme ka qenë pushim për ekipin e futbollit Vllaznia. Situata vijon të jetë e paqartë në kampin shkodran. Që prej publikimit të presioneve ndaj trajnerit Canaj dhe drejtuesve të tjerë të ekipit, trajneri Canaj nuk ka marrë pjesë në stërvitje me skuadren shkodrane.

Klubi Vllaznia deklaroi se nga dita e nesërme ai do të rikthehet në stërvitje me ekipin. U tha se Canaj ka udhëtuar drejt Anglisë për vizitë familjare. Tashmë mbetet për tu parë nëse tekniku i ri i kuqebluve do të rikthehet tek Vllaznia.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Vllaznisë paralajmëruan se do marrin masa, por deri tani çdo gjë ka kaluar në heshtje. Dita e nesërme mund të qartësojë apo vendosë shumë gjëra, nëse Canaj do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë ose ka ndërprerë bashkëpunimin me kuqeblutë, jo për faj të tij…. /ShkodraNews

Lexo edhe: