Spanja nxjerr shifrat dramatike, ja sa njerëz humbi vendi në 24 orët e fundit

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë konfirmoi se 738 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, duke arritur një shifër rekord, krahasuar me ditët e kaluara.

Kjo është rritja më e madhe e numrit të viktimave e regjistruar në Spanjë që nga fillimi i krizës së pandemisë.

Rastet e konfirmuara të të infektuarve në Spanjë sot u rriten duke shkuar në një total prej 47.610 persona.

Në 24 orët e fundit u shtua 7.937 të infektuar të rinj.

Ndërsa numri i viktimave arrin në 4,434 persona, raporton agjensia Efe.