Spiropali paralajmëron protestë të dh*nshme, por deputetja demokrate thotë atë që s’pritej

Në vigjilje të protestës së PD ditën e shtunë më 16 shkurt, deputetja socialiste, Elisa Spiropali tha se “opozita në protestën e të shtunës do ta kthejë bojën në zjarr për të dje.gur Shqipërinë”.

Por në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh: “Spiropali është mësuar me mitingjet e saj që digjen, por protesta jonë vjen pas një diskutimi shumë të gjatë dhe pas një revolte të jashtëzakonshme në të gjithë qytetet”.

“Nuk do të flasë zoti Basha, por e kanë në dorë qytetarët protestën. Opozita po i prin zemëratës njerëzore. Njerëzit na kanë kërkuar që ta drejtojmë këtë protestë. Ne do të jemi që të sigurohemi që të mos i ndodhë asgjë protestuesve”, theksoi Tabaku.