S’po gjejmë dot rehat/ OBSH si ‘kasandra’, një tjetër paralajmërim të fr.ikshëm për të gjitha shtetet



Një tjetër paralajmërim pesimist nga OBSH. Shefi i këtij institucioni, Tedros Adhanom ka bërë një paralajmërim për të gjitha shtetet që pavarësisht pandemisë po hapen dhe po lehtësojnë masat kufizuese. Adhanom thotë se hapja pa vënë në kontroll pandeminë është një recetë për fatkeqësi.



“Ne duam të shohim fëmijë që kthehen në shkollë dhe njerëz që kthehen në vendet e punës, por ne duam ta shohim atë të bërë në mënyrë të sigurt. Asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka mbaruar. Realiteti është që ky virus përhapet lehtë. Hapja pa kontroll është një recetë për ka.tastrofë.”- tha Adhanom.