Stefi Prifti: Tani filloi ‘lufta’! Si më kërkuan vetëm 200 lekë për qumështin e bebes!



Këngëtari i njohur Stefi Prifti me anë të një postimi ka treguar se tani po fillon lufta e vërtetë ku përveç virusit po troket dhe uria. Ai ka treguar se teksa kishte dalë të bënte pazar ditën e sotme një vajzë i kishte kërkuar 200 lekë për të blerë qumësht e niseshte për fëmijën 10 muajsh.



“Tani filloi lufta! Veç virusit po troket uria! Dola për disa pazare të vogla dhe sot për herë të parë pashë, se shumë pak njerez blinin! Ndoshta edhe shiu bën të vetën.



Pranë shtëpisë më flet një vajzë: –  Zotëri, mund të më japësh 200 lekë?! Kam një vajzë 10-muajshe dhe nuk kam qumësht, niseshte apo miell për t’i bërë çëçen!