Stilisti i njohur i nxjerr sekretin Elvana Gjatës, ia thotë troç, për një natë…

Stilisti i njohur kosovar, Vladrin Sahiti i cili kuron imazhin e disa prej këngëtarëve të njohura jo vetëm në Shqipëria ka zbuluar një sekret për njërën prej tyre. Për Elvana Gjatën, mikeshën e tij, teksa ishte i ftuar në [programin “Xing me Ermalin”.

Stilisti ka treguar që ka qenë një shtysë e madhe për Elvanën, që ajo të ndërrojë stil dhe të shpenzojë më shumë për veten. Madje ai tregon një moment kur Elvana i ka treguar që ka blerë tre çanta nga 50 euro, ndërsa Valdrinit kjo i është dukur qesharake në krahasim me shumat që ajo fiton në një natë koncerti.

“Elvana është shumë e përqëndruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës. Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp 20 mijë euro  merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firme. Të pakten një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë tre të tilla nga 50 euro online”,-ka rrëfyer stilisti Valdrin Sahiti.

Në këtë bisedër, pa asnjë tendecë të Vladrinit, ne kemi mësuar se Elvana Gjata fiton plot 20 mijë euro në një natë koncerti.

 

Lexo edhe: