Strategjia e Voltana e Ademit për ‘dy kunguj nën një sqetull’ po e çon drejt djegies së madhe



Voltana Ademi nuk do te leshoje bashkine Shkoder edhe pse demokratet e kane propozuar per deputete. Ajo do ti thote jo propozimit per te qene pjese e listes qe e rikthen ne kuvend, pasi ajo do te mbaje me apo pahir karrigen e kryetares se bashkise. Zgjedhja e saj vjen e miremenduar, pasi me heret ka marre garancine nga presidenti Meta se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme. Maredhenia e tyre, dashuri dhe u.rrejtje ka bere qe nga refreni “Rama – Meta kane maru”, sot Voltana te jete kudo krah presidentit, madje edhe ne dreka e darka, per te mbajtur te palekundur karrigen e saj. Por perse ajo nuk do te leshoje bashkine per deputete serish eshte pyetja? Voltana Ademi e di mire qe nuk eshte e sigurte ne listen Basha dhe po ashtu e ka nje pikepyetje te forte ne rikandidim.



Lenia e bashkise ne 2021, kur presidenti deklaron qe nuk ka zgjedhje te reja, per Ademin mund te jete nje djegie e dyfishte, pasi mund te mos jete as deputete e as kryetare e bashkise. E kete llogari ajo e ka bere me se miri, prandaj deklarimet publike te diteve te fundit i ka shfrytezuar per te qendruar ne loje. E njohur per llogarite qe ben, Ademi nuk i ndahet kompromiseve publike dhe jo publike, ne interes te pushtetit, ai i cili per te eshte me i rendesishmi. Edhe fakti qe ajo flet per vote te qytetareve dhe respektim te votebesimit te tyre, eshte nje maske e radhes perballe asaj qe ne 5 vite ne krye te bashkise, arr.oganca, drejtimi pa vizion dhe kompromiset e erreta kane qene misioni i saj. Tashme kjo do te dallohet qartazi ne levizjet e radhes qe Lulzim Basha do te beje ne Shkoder qofte per kandidatet per deputet dhe kryetarin e ardhshem te bashkise.