Strategjia që po ndiqet në Shkodër nga kandidatët, takimet zhvillohen në blicin e aparatit por…



Penalitetet e nisura prej komisionit qendror te zgjedhjeve per perfaqesuesit e qeverise qe perdorin pushtetin per fushate elektorale, e kane dhene efektin e tyre. Prej ditesh socialiatet po i zhvillojne takimet larg blicit te aparateve apo kamerave, duke u kujdesur qe te mos pikasen nga KQZ, e cila nuk ka kursyer gjobat e para.



Ne qarkun Shkoder strategjia qe po ndiqet eshte e ndryshme sipas bashkive te qarkut. Atje ku partia socialiste ka drejtimin e bashkive, perdorimi i pushtetit eshte i dukshem ne takime, pasi jo vetem ka perfshirje te administrates, por ne te njejten kohe edhe te fondeve publike qe po orientojne investimet.



Kjo gje po ndodh sipas burimeve te shkodranews ne bashkite Malesi e Madhe, Vau Dejes, Puke e Fushe Arrez. Atje kryetaret e bashkive kane rolin kyç dhe jane ngarkuar te jene aktiv pa pyetur per kufizimet e kerkuara 3 muaj perpara zgjedhjeve.

Ne Shkoder strategjia eshte tjeter, pasi bashkia drejtohet nga partia demokratike, prandaj ne loje kane hyre drejtorite rajonale. Po perdoren ne mase institucionet qe kane impakt direkt tek qytetaret, ku operatori i shperndarjes se energjise elektrike ka nisur nje sere investimesh me pjesmarrjen direkte te te deleguarve politik prezent ne disa zona.

Pra kjo eshte jo vetem nje perfshirje direkte, por shkelje e ligjit te miratuar. Kadastra eshte nje tjeter institucion i futur ne loje me legalizimet ne disa zona te qarkut ku proçesi ka ecur me ritme te avashta.

Edhe kjo e ndaluar nga KQZ, por qe partia socialiste po e perdor si instrument pa pyetur per kufizimet. Fakti qe jane shmangur ne keto momente mediat apo rrjetet sociale nuk i ben te padukshme keto mekanizma, qe qytetaret lehtesisht i kane denoncuar ne vazhdimesi.

Se sa do te kene impakt ne rezultat keto lojra politike mbetet te shihen ne zgjedhje, por se sa do te ashpersoje doren komisioni qendror i zgjedhjeve, kjo do te jape rezultatet perpara 25 prillit. /ShkodraNews