Studentët e Shkodrës premtuan se do i rikthehen mësimit, por ja çfarë ndodh nesër

Pas miratimit të pikave të tyre nga senati akademik i Universitetit të Shkodrës, studentët e ngujuar deklaruan se tashmë do të ndërpresin bojkotin dhe do i rikthehen mësimit. E kjo do të ndodhë që ditën e nesërme. Por studentët paralajmëruan se protestat do të vijojnë në forma të ndryshme e mesa duket një tjetër do të ndodhë nesër.

Kështu, ditën e hënë studentët e Shkodrës do të organizojnë një tubim nga fakulteti juridik në orën 12:00. Arsyeja e këtij tubimi ka të bëjë me abuzimet seksuale që kanë ndodhur kohët e fundit, duke u bazuar tek rasti i Kavajës, por edhe ai në Kosovë.

Si rrjedhojë në këtë orë do të ketë një bojkot të mësimit nga studentët e Shkodrës dhe mbetet për tu parë nëse do të kenë edhe mbështetjen e pedagogëve në këtë tubim paqësor. /ShkodraNews