Studentët ‘zbythin Qeverine’ Nikolla pranon kërkesat

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka dalë në një deklaratë për mediat, pas takimit që ka pasur me dekanë dhe rektorë të fajkulteteve.

Ajo ka pranuar dy kërkesat e studentëve që ishte heqja e tarifave shtesë për provimet që do të shlyhen në vjeshtë nga studentët, dhe anullimi i VKM-së.

Reagimi i Nikollës:

Studentët kanë gjithnjë të drejtë që të protestojnë kur kanë shqetësime, unë bie dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për studentët që duan të përsërisin provimet.

Pika e dytrë që ka të bëjë me praninë e studentëve në bordet e administrimit, është një rast i paprecedentë, që nuk ndodh asnjë vend, bie dhe në kundërshtim me ligjin.

Unë iu kërkoj që të bëni transparencë të bordeve të administrimit, që ato të jenë të hapura për studentët, që të kuptojnë se çfarë ndodh me financat publike.