Studimi mbi trafikun në Shkodër. Dështon konsultimi fasadë i Voltanës që shpërfill zërin qytetar

Një tjetër konsultim publik, këtë radhë për një temë të ndjeshme dhe me shumë rëndësi për Shkodren dështoi gjatë të shtunes. Paradreken e një dite pushimi, Voltana Ademi kishte vendosur të thërrasë sa për statistikë këtë konsultim publik me temë: “Projekt – studim trafiku, lëvizshmëria dhe semaforët në qytetin e Shkodres”.

Pra e thënë ndryshe se si do të jetë trafiku dhe lëvizja në qytet, të paktën për 10 vitet e ardhshme, e ku për këtë gjë ishin hedhur miliona lekë që të realizohej nga një firmë e specizuar. E kur këto gjetje në terren do të duhej t’i bëheshin publike qytetareve, specialistë vendore, policisë dhe strukturave të tjera, sic ndodh rëndom në cdo konsultim publik, firma që ka kryer këtë punë, u gjend me një sallë bosh që solli dështimin e takimit.

Ademi nuk kishte njoftuar askend, e aq më pak qytetarët që e ka detyrim ta bëjë përmes të gjitha mjeteve të mundshme të informimit dhe për më teper, asesi një çeshtje kaq delikate nuk duhej lënë në një ditë fundjave, kur njerëzit i largohen punes. Jo pa qëllim përdoret kjo strategji, sepse kryebashkiakja e shkruan në statistika si konsultim të njoftuar dhe realizuar, që nuk ka produkt reagues dhe më pas fshehtazi, në shkelje të plot të ligjit e kalon në këshillin bashkiak të marrë miratim, pa u ballafaquar me ata që neser do të vuajnë pasoja “për mirë ose keq” të një studimi të tillë.

Natyrisht që kjo ceshtje delikate jo vetëm do të duhej të kishte marrë tjetër vemendje nga bashkia Shkoder dhe titullarja Ademi që ka paguar jo pak nga taksat e qytetareve për këtë shërbim, por do të duhej të ishte në vijë të parë ajo sëbashku me ekspertet e bashkisë, policisë dhe cdo specialist tjetër për t’i ballafaquar gjetjet. Trafiku dhe levizshmeria në Shkoder sidomos gjatë viteve të fundit kanë qënë një nga problematikat më të theksuara që kërkon investime konkrete dhe zgjidhje afatgjata!/ShkodraNews