Studimi shokues, ja si ndikon fasulja tek meshkujt

Ashtu sikurse femrat kalojnë periudhën e menopauzës, edhe për meshkujt ka një periudhë të tillë që quhet andropauzë.

Dhe sic duket, sekreti për ta parandaluar këtë qëndron tek fasulja.

Sipas një studimi që ka zgjatur 8 vjet, kërkuesit kanë zbuluar se në natyrë, tek fasulja gjendet një përbërës i ngjashëm me një proteinë që prodhon trupi dhe që ka influencë pozitive në organizëm dhe në aktivizimin e receptorëve.

Studiuesit e Universitetit të Padovës shprehen entuziastë për këtë arritje që mund të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e mashkullit. Në fakt, pas moshës 40 vjeç mashkulli pëson ulje të nivelit të testosteronit që mund të shoqërohet edhe me probleme të tjera në sferën seksuale, në peshë, reduktim të masës muskulore etj. Megjithatë do të duhet ende pak kohë që kjo pilulë të dalë në treg.