Stuhi e reshje të dendura, Veriu përfshihet nga kaosi. Meteorologët e parashikuan, ja ç’po ndodh

Kur ne Shqiperi po mbyllet tetori dhe ne bregdet gjen ende njerez qe bejne plazh, stuhi të forta dhe reshje të dendura goditën veriun e Italisë prej orëve të para të mëngjesit te dites se diele.

Vala e motit të keq goditi kryesisht Xhenovan dhe Milanon, duke shkaktuar edhe përm.b.ytje të mëdha.

Autoritetet thanë se situata është problematike veçanërisht në Milano, ku përmbytjet e rrugëve kanë shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor, por edhe në atë të sistemit të metrove. Disa linja të transportit publik pezulluan punën.

Autoritetet urdhëruan edhe mbylljen e disa shkollave, pasi prania e ujit e bënte të pamundur zhvillimin e mësimit.