Su.lmohet gjatë natës makina e gazetarit të njohur në Lezhë (foto)

Një nga gazetarët më të vjetër dhe më të njohur në qytetin e Lezhës, i cili ka punuar dhe punon për shumë media të mëdha, Gjergj Figuri, ka denoncuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një s.ulm ndaj automjetit të tij privat.

“Kjo është makina ime… gjatë natës më kanë thyer xhamin e përparmë dhe çuditërisht makina ndodhet e parkuar në rregull dhe në një zonë ku nuk mund të bjerë asgjë nga lart”.

“Nuk e di qëllimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di që do ta gjej se kush e ka bërë”, shkruan Figuri në faqen e tij në Facebook duke e shoqëruar denoncimin, edhe me fotografi të makinës së dëmtuar.