Suad Lici bën pasqyrën e shpenzimeve/ Vllaznia kërkon 20 milionë lekë, ja vendimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Kf Vllaznia i shtrin doren Keshillit bashkiak Shkoder duke i kerkuar miratimin e fondit prej 20 milion lekesh te reja per klubin e futbollit. Ka qene administratori Suad Lici i cili beri nje permbledhje te te gjitha shpenzimeve qe klubi i futbollit Vllaznia ka pasur gjate sezonin 2018-2019. “Kemi operuar me nje fond prej 45 milion lek te reja per sezonin  2018-19. Detyren e kam marre ne muajin korrit 2018 ne nje situate qe te gjithe e dime, puna e pare ka qene ne ndertimin e ekipit si dhe kemi bere pergjysmimin e pagave te futbollistave.Kemi trasheguar rreth dy paga te sportistave nga ky buxhet kemi bere shitjen e lojtarit Çinari tek Partizani nga i cili kemi arketuar rreth 40 mije euro ose 5 milion lek te reja dhe ka nga akedemia 5 milion te reja qe ne totol shkojne 55 milion te reja.Kto shuma jane shpenzuar per  kontratat e futbollista te cilat shkojne tek 2 milion e 700 mije te reja pagat mujore per sezonin ne kategorin e pare, kemi shpezuar ne bazen materiale te ekipit te pare dhe te rinjve si dhe grumbullimin e te rinjve pasi kane marre pjese ne Champions nga ku ju vendosem edhe nje premio. Gjithashtu gjate vitit 2018 na ka ardhur nje vendim nga FIFA per ish futbollistin e Vllanize Atsina, nje detyrim page prej 5 milion e 400 mije te reja leke te reja qe kemi qene te detyruar ta paguajme.Po ashtu ne zyren e tatim taksave kemi paguar rreth 8 milion leke te reja. Ne klubin e futbollit Vllaznia sherbehet  me kontrata pune dhe jo sherbimi qe do te thote qe nje futbollist qe paguhet 150 mije lek te reja paga e tij tatohet 13% dhe mbi 150 eshte 23% nga kjo shume nje pjese e mire ju shkon sigurimeve shoqerore tatimore.

Kerkojme nje fond prej 20 milion lekesh te reja, i cili vitin tjeter  u miratu nga Keshilli bashkiak, te gjithe e dime situate politike ne Shkoder dhe e kemi pasur shume te veshtire per organizimin e ketij sezoni pasi kemi nje debi dhe kemi 6 muaj punetoret e pa paguar. Qe vlera e tyre shkon ne 4 milion e 300mije te reja.

Deri tani kemi likuiduar vetem lojteret e huaj sepse nk kishim fonde dhe nje pjese e lojtareve te tjere jane te palikuiduar” u shpreh Lici. Ne fund me shumice votash keshilli bashkiak i dha driten jeshile kesaj pike me vetem 1 vote kunder.