Sul.met ndaj KZAZ në Shkodër, Apeli vendos përfundimisht për fatin e 5 punonjësve bashkiakë

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka vendosur për fatin e 5 punonjësve bashkiakë që u përfshinë në sul.met në KZAZ nr.3.  Ashtu si për ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit në Shkodër edhe për të ndaluarit e tjerë, ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke lehtësuar masat për punonjësit e policisë bashkiake pas incidenteve në KZAZ nr 3.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për shtetasit:

-Alfred Nikolli

-Gentian Bytyçi

-Adi Garuci

Aleks Ndoj

-Orlando Thepi

Ndërsa, ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.