Sulmi në zemër i merr jetën futbollistit të njohur



Bota e futbollit eshte ne zi sot, pasi është ndarë nga jeta ish futbollisti i skuadrës së Romës.



Ish-lojtari verdhekuq, Joseph Bouasse, është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare, pas një sulmi në zemër.



Ngjarja e hidhur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Bouasse nuk ka pasur ndonjë paraqitje zyrtareme skuadrën e parë të Romës, por ka luajtur me moshat e reja.

Ai ka bërë disa stërvitje me skuadrën e parë, ku është stërvitur me emra si Francesco Totti e Daniele De Rossi.

Lojtari së fundmi ishte bashkuar me U Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Bouasse ishte me prejardhje nga Kameruni dhe shpresonte të bënte një karrierë të rëndësishme futbollistike.