Sulmuesi shkodran gjen golin e parë në kampionatin belg

Shënoi disa gola me ekipin e tij të ri gjatë miqësoreve të zhvilluara, por tani i erdhi rradha për të shënuar edhe në ndeshje zyrtare. Sindrit Guri gjen golin e parë me skuadren e Ostendes në kampionatin e Belgjikës. Një gol , që në fakt nuk e ndihmon skuadren e tij.

Kjo pasi në javën e dytë të kampionatit, ekipi i Gurit ësht mposhtur 5 – 2 nga ekipi i Anderlehtit. Guri shënoi golin e parë për skuadren e tij në minutën e 58-të, duke ngushtuar shifrat në 2 – 1. Por, më pas skuadra vendase do shënonte edhe tre herë të tjera brenda 6 minutave të fundit të lojës, ndërkohë për miqtë Miloviç do shënonte golin e dytë për të mbyllur krejt takimin në shifrat 5 – 2.

Kështu, Guri e nis mbarë aventurën e tij në Belgjikë, teksa në dy javë kampionat, ka dhënë një assist, në javën e parë të kampionatit ku skuadra e tij fitoi 2 – 1 ndaj Mouscron, dhe tashmë gjen edhe golin e parë. Skuadra e Ostendes pritet ti shërbejë Gurit për tu aktivizuar në një skuadër më të njohur në të ardhmen. /ShkodraNews