Sulmuesi shkodran “takohet” me golin

Pas disa ndeshjesh në “thatësirë”, sulmuesi shkodran Sindrit Guri gjen golin në Belgjikë. Ai ka arritur të shënojë sonte në takimin e zhvilluar mes ekipit të tij Ostende dhe Sint Truiden. Takim që përfundoi në barazim 1 – 1.

Pra një gol i Gurit që nuk i shërbeu ashtu si duhet skuadres së tij. Por, sulmuesi shkodran e realizoi në mënyrën e duhur detyrën e tij.

Do ishte minuta e 37-të teksa në një aksion të shpejtë, Guri gjendet i lirë në zonë dhe shënon golin e parë për Ostenden. Por, ekipi kundërshtar do barazonte në fund të takimit dhe të dyja skuadrat do ndanin nga një pikë.

Goli i realizuar sonte nga Guri është i treti për të në këtë sezon, ndërkohë skuadra e tij është në garë për një vend në kompeticionin e Europa League. /ShkodraNews