Sultjash si nga duart e gjysheve tona, ja si ta gatuani si kurrë më parë në shtëpi

Sultjashi për shumë nga ne është një ndër ëmbëlsirat e preferuara, pasi na kujton fëmijërinë. Ne po ju sjellim recetën tradicionale të sultjashit me qumësht dhe oriz.

Ja përbërësit: 1 litër qumësht; 200 gram oriz; 100 gram sheqer; vanilje pluhur; kanellë pluhur.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një tenxhere të madhe hedhim qumështin që të vlojë, sheqerin dhe vaniljen.
Më pas shtojmë orizin dhe përziejmë vazhdimisht, që përbërësit të mos ngjiten. Për rreth 30-40 minuta e lëmë në sobë derisa uji të shterrojë dhe orizi të jetë zierë.

Pastaj sultjashin e hedhim në enë të vogla të lagura më parë me ujë të ftohtë dhe e dekorojmë sipas dëshirës me kanellë, rrush të thatë etj.
E lini për rreth 20-30 minuta në frigorifer dhe e shërbeni të ftohtë! Ju bëftë mirë!