Super ndeshje në Shkodër, por në fund….

Java e 11-të e kampionatit shqiptar të basketbollit për moshat U-18 dhuroi një takim emocionues në Shkodër. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, mesditën e sotme përballë njëra tjetrës ishin Vllaznia dhe Tirana.

Një takim që u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh dhe dhuroi shumë emocione pasi përgjatë katër periodave të dyja ekipet kanë qenë shumë afër me pikë me njëra tjetrën. Këtë e tregon edhe rezultati i pjesës së parë 37 – 36 në favor të Vllaznisë.

18-vjecarët shkodranë e nisin mirë dhe pjesën e dytë, por në periodën e katërt gabojnë në disa gjuajtje dhe i japin mundësi bardhebluve të kalojnë në avantazh. Krejt takimi në fund do të mbyllej me fitoren e miqve me rezultatin 66 – 69. Pas kësaj humbje, Vllaznia U-18 në basketboll për meshkuj zbret në vendin e 7-të me 17 pikë nga 14 skuadra që ndodhen në këtë kampionat. /ShkodraNews