Supermarketet, fabrikat e magazinat, kanë punësuar “piktorë” falsifikatorë skadencash, riciklohen mishrat, brumrat e bulmetrat

Sektori ushqimor, është zona më e pambrojtur në Shqipëri, ku prodhuesit, tregtarët e shumicës dhe sidomos bosët e rrjetit të super-marketeve, të veshur me pushtet politik e pushtet “trimash”, kryejnë hapur krimin sistematik e pa zhurmë, kundër shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Ky krim ushqimor, bëhet nëpërmjet mbajtjes në treg dhe shitjes, së produkteve të skaduar si afat përdorimi, duke u falsifikuar me tre mënyra: Fshirje të muajit dhe stampim date të re skadence me pajisje; ri-ambalazhim e riciklim në prodhim, të mallrave rifuxhio e të konservuara, si qumësht, djathë, dhallë, kos, akullore, reçelna, gjizë, qofte, sallamra, mishra të grirë, çokollata, ëmbëlsira, biskota e deri bukë.

Sipas informacioneve e provave të shumta faktike materiale, që kanë ardhur këto ditë në redaksinë “PAMFLETI”, produkteve ushqimore të ambalazhuara, u korigjohen afatet e skadencave, duke i ndryshuar me makineri stampuese, por edhe duke u zbehur, ose fshirë numrin e muajit, madje edhe duke mbivendosur etiketa të ngjitura, në mallrat ilegale të prodhuara e ambalazhuara në Shqipëri, por që serviren në treg, si produkte greke, italiane, gjermane, franceze e deri amerikane.

Për të realizuar këtë falsitet, që realisht e ka emrin “krim ushqimor”, bosët e rrjeteve të super-marketeve, importuesit e shumicës dhe fabrikat e industrisë ushqimore, kanë punësuar të ekipe të rinjsh famijarë e të besuar, të cilët grumbullojnë produktet me kohë përdorimi të tejkaluar, dhe i ristampojnë me afate të reja, deri në 1-2 juaj avancë.

Ndërsa produktet e mishrave, pulave, bulmetrave, sallameve, embëlsirave e deri bukët, kur nuk shiten brenda kohës rezistuese biologjike, frigoriferike ose teknologjike, nuk asgjësohen siç e detyron ligji, por grumbullohen e rifuten përsëri në prodhim.

Ndaj dhe asnjë nga këto rrjete supermarktesh, qendrash shumice e fabrika, nuk kanë asnjë proces-verbal me komision AKU-ISHP-Pushtet Lokal dhe asnjë akt asgjësimi produktesh të skaduara, me filmim e vend të miratuar groposjeje, ose djegieje.

Në vend të asgjësimit fizik, ato ri-ambalazhohen, ri-stampohen e riprodhohen, me afate të reja përdorimi dhe përfundojnë në organizmin e njeriut si prdukte të freskëta e po aq rrezik, ndërkohë që shteti vazhdon pazaret me bosët e ushqimeve, sepse i kanë vetë këto biznese, ose marrin pjesën në ryshfete e produkte me kuotë mujore.

Ky është një krim, që bëhet prej kohësh në supermarkete e markete, në linja prodhimi e distributorë shumice, por deri para 1 viti kishte edhe raste të rralla bllokimesh e gjobash, që transmetoheshin qëllimisht në TV, sa për të krijuar imazhin fals të mbrojtjes së konsumatorit.

Ndërsa vitet e fundit, qysh prej emërimit në krye të AKU, të xhambazit Agim Ismali, kontrolli ushqimor në tregje masive, në fabrika, në supermarekte, dogana e njësi tregu lagjesh është hequr totalisht./Pamfleti