Surprizë të tillë s’ka marrë asnjëherë, ja çfarë i ka bërë Arbana Osmani, Bietës

Arbana Osmani njihet për marrëdhëniet e mira që ka me kolegët e saj në Top Channel.

Në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte protagonist Alban Dudushi, i cili u surprizua nga personat e tij më të afërt. Bashkëpuntore me Arbanën për këtë surprizë ishte bashkëshortja e Albanit, Bieta, të cilën Arbana e ka falenderuar në mënyrën më speciale.

Ajo i ka dërguar në studio një buqetë shumë të këndshme me trëndafila ngjyrë rozë dhe një pusullë ku falenderon Bietën për bashkëpunimin.

“Bieta, faleminderit për çdo gjë. Je bashkëpunëtore e shkëlqyer”- shkruan Arbana në pusullën bashkëngjitur buqetës.

“Ma sollën në studio sapo do filloja live-n, ndaj e sistemova këtu. Për kështu gjërash sa herë të duash”- shkruan Bieta në foton e publikuar ku etiketon Arbanën.

Lexo edhe: