“Sytë e tu janë sytë më të bukur, por dhe kur flet…”, Grida Duma pas divorcit merr lule live në emision, kush është Astriti që ia dërgoi

Politikania Grida Duma ka marrë një surprizë të bukur në studion e spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Njëri nga vogëlushët, Anri, ka sjellë një buqetë me lule dhe një letër për Gridën. Ai thotë se këto dhurata i ka dërguar komshiu i tij, Astriti.

Alketa Vejsiu: Kush t’i ka dhënë ato lule?

Anri: Petriti!

Alketa Vejsiu: Kush është Petriti?

Anri: Komshiu im!

Alketa Vejsiu: Po pse t’i ka dhënë këto lule? Që t’ia japësh Gridës?

Anri: Po!

Alketa Vejsiu: Po çfarë të tha ai ty për Gridën?

Anri: Hiç, është e mirë edhe i ka sjellë.

Alketa Vejsiu: Na ka dërguar edhe një letër Petriti për ty.

Grida Duma: Që unë e njoh fare vërtetë, është plotësisht surprizë.

Alketa Vejsiu: Shko dhuroja lulet Gridës.

Alketa Vejsiu: Grida, duhet të falenderosh dhe Petritin, i cili thotë: “E dashur Grida, unë jam Petriti. Sytë e tu janë sytë më të bukur, por dhe kur flet të dëgjoj me respekt. Të përshëndes, dhe në Ditën e Gruas pranoje këtë dhuratë për ty”.

Grida Duma: Me shumë kënaqësi, me shumë mirënjohje. Dhe uroj shumë që në këtë ditë e cila sa më tepër sjell impakt sa optimizëm, përveç respektit që unë kam dhe mirënjohjes për juve që më vlerësoni, gjithashtu uroj shumë që ta kalojmë me lehtësi gjithë këtë situatë e cila kërkon shumë forcë.  /tvklan.al