‘T.merr’, paska kaluar fëmijëri të çuditshme. Prezantuesja e TCH habit me rrëfimin e saj

Ajo është mësuar të prezantojë dhe intervistojë të tjerët, por edhe kur flet për veten e karakterizon ai spontaniteti dhe eleganca në të folur.

Bëhet fjalë për Dojna Memën, prezantuesja që ka spikatur dhe është pëlqyer brenda një kohe të shkurtër nga dalja e saj në ekran.

Së fundmi ajo ka treguar detaje nga jeta e saj në emisionin “Rudina”. Ajo ka treguar se kur ishte e vogël ka jetuar në fshat, madje ka mësuar edhe të mjelë lopën. Po kështu ajo është shprehur se di të kalërojë dhe të ujisë kopshtin.

“Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta.

Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Vitin e parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë.

Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin’, tha Mema.