T.merri i policisë! Kush janë 119 personat më të rrezikshëm në Shqipëri

Të pakapshëm nga radarët e policisë.

119 persona me kartelë të kuqe, të dënuar për kri.me të rënda, që nga vr.asja e deri te gra.bitjet e ar.matosura, janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare por edhe ato të huaja, si Interpol.

Ndonëse ministri i Brendshëm e shpalli si një ndër prioritetet e punës së policisë gjatë takimit me task-forcën qendrore, deri më tani, lista tre shifrore nuk është ulur, por vijon të shtohet.

Supergrabitja e Rinasit tregoi mjaft se të shpallurit në kërkim kanë qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat. Një urdhër për ngritjen e një grupi pune ka mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke pasur për detyrë të analizojë punën e bërë për kapjen e këtyre personave.

Gjithashtu, mësohet se shumë shpejt të gjithë sektorët e drejtorive të policisë së kryeqytetit, por edhe ato të rretheve, do të raportojnë në Drejtorinë e Përgjithshme mbi listat e tyre të personave të shpallur në kërkim, pasi numri është edhe më i lartë nëse do të marrim parasysh dhe kërkimet policore.

Enfast, bashkëpunimi me agjencitë ligj zbatuese europiane për personat në kërkim, pritet të ndihmojë Policinë e Shtetit me informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen e tyre.

Lexo edhe: