T.rondit Artan Hoxha, nxjerr fotot e grupit k.riminal në Shkodër

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin Opinion disa foto, ku duken një grup të rinjsh të armatosur rëndë dhe me maska.

Sipas tij ata janë pjesë e një grupi k.r.iminal që vepron në Shkodër, dhe policia ka informacion.

Fotot tha gazetari janë në dorë të policisë por dhe të një pjesë të madhe të qytetarëve të Shkodrës.

Sipas Artan Hoxhës nëse policia do të kishte punuar më mirë mund të identifikonte autorët e disa prej vrasjeve që kanë tronditur qytetin.

“Bandat e Shkodrës kanë dalë me emër dhe me figurë dhe na kanë kërcënuar, s’kemi kërkuar mbrojte kemi vazhduar punën. Klodiana Lala ka qenë në Elbasan, të njëjtën gjë ka kaluar. Ne nuk jemi kundërshtarë ne jemi aleatë”, tha Hoxha në debat me zëvendës ministrin e Brendshëm.