T.ronditen pushuesit, Policia zbarkon në qytetin bregdetar, pesë orë kontroll dhe ndjekje për të kapur…

Pas një ndjekje që ka zgjatur plot pesë orë nga Policia Kufitare, kapet gompnia rreth 12 metra e gjate dhe me tre motore, në Vlorë.

Gomonia u gjet e braktisur në grykderdhje të Vjosës.

Në brendësi të saj nuk janë gjetur lëndë narkotike. Korespondenti i Panorama bën me dije se tre persona dyshohet se kane qene ne brendesi te gomones.

Dyshohet gjithashtu se mjeti lundrues e ka transportuar lenden narkotike ne Itali. Kur eshte kthyer eshte ndjekur nga policia e Vlores dhe policia kufitare.

Për kapjen e tre personave policia ka ushtruar kontroll prane grykederdhje se Vjoses dhe pyllin e Mifolit.

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.