T.ronditje për Federatën, Armand Duka jep lajmin e hidhur



Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dhene lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te nje prej bashkepunetoreve te federates, Florian Shkreta.



Shkreta punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.



Reagimi

Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.

Qoftë i paharruar kujtimi yt!