“Ta hajë dreqi, 30 mijë çoja Saimirit”! Lexoni p.ë.rgjimet e reja për Tahirin dhe Habilajt

Publikohen biseda të reja mes kreut të b a ndës së Habilajve, Moisiu dhe Sabaudin Çelajt, në makinën e të cilit u kap një sasi e madhe k a nabisi në Katania, që arrinte ne vlerën e 2 milionë eurove.

Përveç p ë rgjimeve, Prokuroria jep edhe arsyet, pse sipas saj, ish-ministri Tahiri është i lidhur me b a n dën e Habilajve.

“Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se i pandehuri Saimir Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datë 29.08.2014, nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë, me mjetin me aarga AA 003 GB dhe ka hyrë në Shqipëri më datë 30.08.2014, nga e njëjta pikë kalimi kufitar dhe me të njëjtin mjet. I pandehuri Moisi Habilaj ka dalë nga territori i Shqipërisë me mjetin me targa AA 003 GB, më datat 08.11.2013, 24.12.2014 dhe 23.02.2014, ndërsa shtetasi Artan Habilaj ka dalje më të shpeshta, duke filluar nga datat 13.06.2014 deri në datë 17.08.2015. në shkurt të vitit 2014, të pandehurit Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj kanë udhëtuar për në Siçili me automjetin “Audi”, me targa AA 003 GB.

Nga analiza e provave, provohet se i pandehuri Saimir Tahiri mjetin e tij, të markës Audi me targa AA 003 GB, në të vërtetë ia ka shitur të pandehurit Moisi Habilaj, i cili , siç rezulton nga aktet e sipërpërmendura, ka udhëtuar menjëherë pas blerjes së këtij mjeti në drejtin të Italisë.

Përgjimet në makinën Fiat Panda, targa EM734WR, në përdorim nga Moisi Habilaj, ora 13:22, i datës 03.03.2014. Makina në lëvizje, në bord Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur “Sabi”. Në sfondë ka muzikë.

Biseda në orën 13:25: Sabi: Jemi mirë … nuk jemi keq … zgjidhim ndonjë problem … çfarë përgjegjësie është puna e tjetrit … ta hajë dreqi! Moisiu: Ç’a po më thua? Sabi: Çfarë përgjegjësie është puna e tjetrit?
Moisiu: Pa mendo … përveç borxheve që kemi … përveç borxheve që kemi marrë … kemi 75 mijë lekë (75.000 euro), që shkojnë automatikisht për … 30 për “xhaxhain” … 30 duhet t’ia çoj “Saimirit” … bëjnë 60 … dhe 15 janë për anijen … që na duhen patjetër … janë 75 mijë lekë … plus 100 që janë … 72 janë të atij nga Fieri … 20 të Arsenit … 170 mijë lekë”. Biseda në orën 13:28 Sabi: T’i heqim edhe këto të shtetit që kemi … dhe pjesa e mbetur …”