PS e br.aktisi pasi e shtr.ydhi si limon, Tahiri bën urimin e koduar në ditëlindjen e partisë

Partia Socialiste feston ditën e sotme 28 vjetorin e krijimit të saj. Në këtë ditë kanë ardhur mjaft urime të shumta nga radhët e PS, por jo vetëm.

Sailmir Tahiri ka thyer heshtjen këtë mbrëmje për të uruar ditëlindjen e 28-të të Partisë Socialiste.

Ai ka zgjedhur një grua, një socialiste që quhet Nora e ka ndarë me të gjtihë ndjekësit e tij në Instagram foton e saj. Tahiri na e prezanton Norën si socialisten e vertetë që nuk ka gabuar kurrë, ndryshe nga të tjerët siç thotë ai, aty ku përfshin edhe veten e tij.

Statusi i plote
E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.
Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre! Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine! #gezuar28vitePS