Takimi Ahmetaj-Salianji, ish-ministri del hapur, ja si qëndron e vërteta… (foto)

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk janë miq. Por, një foto që i tregonte duke pirë kafe të dy bashkë shkaktoi mjaft reagime. Ish-ministri i Financave duke komentuar fotografinë u përpoq të bënte ironi, madje tha se kishte qenë Salianji që e kishte gjetur në kafe me gazetarin e Top Channel, Edi Manushi. Por, pamjet tregojnë të kundërtën.

Salianji hyn në orën 13:13 në bar dhe takon gazetarin Edi Manushi dhe drekon me të për më shumë se një orë.

Në orën 13:34  në kamera shihet kur hyn deputeti Ahmetaj, i cili ulet në një tavolinë me botuesen Dudaj, e cila mund të dallohej nga kamerat, si dhe dy të njohur të tjerë dhe drekon me ta mbi një orë.

Në orën 14:24  duket që deputeti Ahmetaj shkon në tavolinën e gazetarit Manushi dhe takohet me të dhe deputetin Salianji.

Në orën 14:30  deputeti Salianji është ngritur dhe duket që e ka lënë tavolinën.

Në orën 14:30 deputeti Salianji është në daljen e barit.

Në orën 14:30 gazetari Edi Manushi dhe deputeti Ahmetaj tashmë po qëndrojnë në tavolinë bashkë me gazetaren e emisionit E Diell.

Si e komentoi Ahmetaj foton me Salianjin:

Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianjin për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi”, tha Ahmetaj. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet.

Nuk e kam mik, është një 3 minutësh i rastësishëm. Është një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi.