Takon këngëtaren e muzikës popullore në supermarket, fëmija e nervozon me pyetjen dhe ajo nis ta dh.unojë (ngjarja e trishtë)

Të gjithë gjendemi pa fjalë kur na kap në befasi ndonjë fëmijë rreth tre vjec me pyetjet e tyre që ne as nuk do na kishte shkuar mendja kurrë.

Fëmijët me kuriozitetin e tyre për të njohur botën teksa rriten, të habisin.

Kështu ka ndodhur edhe me një fëmijë në një supermarket kur është ndeshur me këngëtaren e muzikës popullore.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi, ku një fëmijë po priste të ëmën tek kasa e një marketi në Elazig. Aty ishte edhe këngëtarja popullore e zonës, Mesude Eser, e cila po paguante produktet e saj.

“Ti je grua, apo burrë?” pyeti 5-vjeçari Muhammed Uveys Kiliç, pasi shikoi Eser me flokë të shkurtër dhe me pantallona.

“Hurriyet” raporton se tepër e nervozuar me këtë pyetje, Eser dhunoi fëmijën derisa mbërriti e ëma, e cila ia hoqi nga duart.

E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë. Familja Kiliç paditi 39-vjeçaren në polici për dhunë ndaj të miturve