Tallje e pastër dhe shpërdorim detyre/ Ademi në ska.ndalin e radhës, nxjerr për pastrim administratën

Ata qe i paguan me taksat e shkodraneve per te bere te kryer te tjera sherbime publike, i nxori ne terren te pastrojne per te kryer punen e firmave qe gjithashtu paguhen po nga taksat e qytetareve per te bere pastrimin e Shkodres. Ne nje dite pa simbolike dhe qe do te duhej te ishte pune normale per administraten, Ademi vijon ta perdoren per fasade. Nje tallje e paster me qytetaret dhe ne shperdorim te paster detyre, ajo vijon te veproje sipas orekseve personale pa pyetur per asnje kosto. Ne fakt Ademi nuk ka perse te nxjerre administraten ta beje kete, as qofte edhe me justifikimin per ndergjegjesimin e qytetareve apo justifikime te tjera. Kryetarja e bashkise nese ka shqetesimin real per mjedisin, tu kerkoje llogari firmave qe u jep miliona para ne vit per nje sherbim qe le per te deshiruar, e ku mbeturinat lulezojne kudo ne Shkoder, nga qendra ne periferi. Sikur te mos mjaftonte ky skandal, “moralin” qytetareve te Shkodres ja beri permes zerit te nje punonjese qe Ademi e ka emeruar pergjegjese te njesise se monitorimit te sherbimeve publike, Ina Xhakoni. Nje emer qe me heret rezulton te kete qene pjese e bashkise Durres dhe shoqerise civile. Se si ka kryer rekrutimin e saj e di vetem Ademi qe bashkine e ka kthyer ne sektorin e punesimeve te rrethit te saj dhe njerezve prane saj, qe kete institucion e kane kthyer ne çiflig oreksesh personale. Ne oret e fundit te pushtetit kryetarja e bashkise Shkoder po ben cdo gje, duke ja minosur partise demokratike rrugen ne kete qytet per zgjedhjet e ardhshme. Nese Lulzim Basha nuk reagon ne kohe atehere gabimi i 4 viteve Ademi do te jete nje fund i hidhur per PD na bastionin e saj 30 vjecar.