“Tani ka surratin e mallit”/ I ashpër Ylli Manjani: Alla të shkarkohet në sekondë

Ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, edhe një herë ka insistuar në shkarkimin e menjëhershëm të kreut të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allës. I

ftuar sot në emisionin “Real Story”, Manjani tha se video e kreut të bashkisë duke pirë ko.ka.inë është sho.kuese.

“Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt dr.o.ge.

Është element që e bën të pamundur kryerjen e detyrës. Qeveria sheh një kryebashkiak që ka probleme dhe duhet shkarkuar. Të jetë për mua, edhe kryetari i Bashkisë Lushnjë duhej shkarkuar. Këto janë gjëra të rëndë për jetën publike. Ka ca kode et.ike e mo.rale. Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bo.m.bë në zyrë?”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Manjanit.