Tani luhet fati i saj, Voltana Ademi në panik, ja si po kërkon tu hedhë hi syve shkodranëve

E etur për tendera në fund të mandatit, Voltana Ademi dhe stafi i saj nuk ndalen se kërkuari investime, qofshin ato edhe jashtë kompetencave të saj. I tillë është tenderi me vlerë prej 6 milion e 606 mijë e 495 lekë për ndriçimin e rrugës Harku i Berdicës – Bahçallek, që në realitet nuk është fare në juridiksionin e bashkisë, por të autoritetit rrugor shqiptar.

Kur i duhen para, Ademi hedh firma e shpik tendera edhe aty ku territori nuk është nën menaxhimin e saj, si në rastin konkret të kësaj rruge, por po e bën në fund të mandatit për vota dhe para. Nëse do të kishte patur vullnet Ademi do të mund ta bënte prej 3 vitesh këtë investim, e nuk kishte përse të shkonte kaq larg, por të paktën të rregullonte ndriçimin tek Ura e re e Bunës që ka afro 3 vite e zhytur në terr, apo të vendoste ndriçim në urën e Bahçallekut, që bashkë me gropat dhe errësirën, është bërë burim aksidentesh.

Sa herë është pyetur nga mediat, Ademi dhe stafi i saj kanë shpejtuar të gjejnë lloj – lloj justifikimesh lidhur me ndriçimin tek ura e re e Bunes apo tek ura e Bahçallekut, duke ja faturuar autoritetit rrugor shqiptar si përgjegjësi, pasi vetë rruga hyrëse dhe këto ura janë në letra të këtij autoriteti. Pyetja që lind në këtë rast është se përse Ademi tani që po i mbaron mandati hedh 66 milion lekë që të ndriçojë rrugën hyrëse në qytet, kur ajo i përket ARRSH-së, e këto para fare mire mund t’i shkonin një rruge tjetër në qytet, apo investimeve që i mungojnë Shkodrës.

Paturpësisht kjo bashki luan me të tilla standarte, e bëhet pjesë e tenderave të dyshimtë, vetëm e vetëm që kryetarja e bashkisë të rrisë statistikat e dështuara të punës së saj 3 vjeçare, tani kur luhet fati i saj politik. Ademi duhet ta kuptojë që asnjë nga votuesit dhe aq më pak shkodranëve mund t’ua hedhë me të tilla veprime, pasi investimet elektorale e ka treguar praktika që zhbëhen shpejt, e të nxjerrin fytyrën e vërtetë.