“Taramelja”, njihuni me vogëlushin që po rrëmben zemrat e shqiptarëve

Fëmijët shpesh dinë si të hyjnë në zemrat e publikut.

Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar në rrjete sociale që prej puntatës së parë të “Piter Pan”. Xheisonit i thërrasin ndryshe “Taramelja” për shkak se ai nuk e thotë dot shkronjën “K” dhe kjo e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij.

Xheison është shumë i dashur me të gjithë dhe për shkak se në audicionet e “Piter Pan” u shpreh “Janë shumë të mira taramelet se çotolatat të prishin dhëmbët”, ai sot ka marrë psuedonimin Taramelja.

“I kam dhene me shume hapesire se sa femijeve te tjere vec per nje motiv; besoj fort qe edhe nga nje fshat qe neve nuk mund t’ja dinim vendodhjen apo emrin, nga dy prinder te thjeshte por njerez te mrekullueshem e punetore, mund te linde nje femije kaq i mire dhe i mbare te cilit patjeter i duhet dhene shans me merite!

Qe te besojne edhe ata qe kane pak, qe vijne nga periferia, qe nuk kane miq dhe njohje; me besim dhe endrra mund t’ja dilni nese pashaporte keni talentin! Ky djale komunikimin ne publik e ka Talent Bio dhe ne si produksion duam te bejme vertete dicka te mire per te”, është shprehur Alketa për Xheisonin.