Taulant Muka- Manastirliut: Nuk duhet të kopjoje doktoraturën, por të mësonte statistikë!



Ish zv. Ministri i Arsimit, Taulant Muka, njëkohësisht studiues, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pyetur lidhur me situatën e koronavirusit dhe çfarë po ndodh në Shqipëri.



Muka tha se shifrat e raportuara në vendin tonë, nuk kanë asnjë kuptim logjik. Ai kundërshtoi edhe idenë e Ministres Manastirliu, se bilancet do të bëhen pas përfundimit të krizës, duke thënë se ministrja “nuk duhe të kopjonte doktoraturën, por të bënte statistikë”, sepse masat e qeverisë, duhet të varen nga statistikat.



Fevziu: Unë pyeta ministren e Shëndetësisë për vdekshmërinë. Ajo më tha se bilanci bëhet në fund, është ende herët, për të bërë bilance për vd.ekshmërinë.

Taulant Muka: Pikërisht, këtu është gabimi. Ndoshta zonja ministre, gjatë doktoraturës nuk duhet të kopjonte, por duhet të kishte bërë statistikë. Statistikat bëhen gjatë betejës, për të kuptuar realitetin dhe për të ndërruar çdo masë, ta bësh në varësi të statistikave. Nëse ne i bëjmë statistikat në fund, nuk e kuptoj përse mbajmë qeveritarë.