Tavë me pulë dhe harapash, ja receta e shijshme

Harapashi është një nga recetat më të vjetra të kulinarisë shqiptare. Ai përgatitet në të gjitha krahinat në mënyra të ndryshme, por shija mbetet e njëjta.

Përbërësit

1 limon i prerë në fetë, 1 qepë e kuqe, 1 pulë e plotë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji me rozmarinë të thatë, 6-7 thelpinj hudhër, 1 gotë e gjysmë uji me lëng pule

Për Harapashin

3 gota uji me lëng mishi, 1 gotë uji me miell misri, Gjysmë gote uji me djathë kaçkavall, 10g gjalpë, 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, Kripë dhe piper

Përgatitja

Ndërkohë grini qepën dhe hudhrat sa më imët me ndihmën e një thike.

Vendosni një tigan të thellë ose një tenxhere në zjarr ku të hidhni vajin e ullirit.

Kur ai të jetë ngrohur, AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni qepën.

Jepini asaj një skuqje të lehtë dhe më pas shtoni hudhrën.

Përzjejini herë pas here dhe kini kujdes që të mos ngjiten.

Tani është koha që të përgatisni pulën.

Pasi ta keni larë me ujë të bollshëm ndajeni në thela dhe vërini në tigan për t’i skuqur.

Hidhni rozmarinën për shije sa më të mirë, gjithashtu dhe kripë.

Lëreni pulën të skuqet duke e kthyer nga të dyja anët derisa të ketë marrë një skuqje të lehtë.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni ujin dhe ta lini të ziejë në zjarr mesatar.

Ndërkohë përgatisni harapashin.

Duke qenë se pulën do ta kaloni në furrë, dhe harapashi do të jetë pak më i ujshëm.

Në një tenxhere hidhni gjalpin dhe vajin e ullirit dhe sapo gjalpi të shkrijë hidhni miellin e misrit.

Duke e përzierë jepini atij një skuqje të lehtë.

Kini kujdes që mielli të mos digjet e të marrë një ngjyrë të errët.

Shtoni lëngun e mishit të pulës dhe përzjejeni vazhdimisht derisa masa të fillojë të mpikset.

Hidhni dhe djathin kaçkavall dhe përsëri përzjejeni në mënyrë që gjithçka të lidhet.

Nëse harapashi ju ka dalë i ujshëm, mos u shqetësoni pasi uji do të avullojë aq sa duhet në furrë.

Të gjithë masën e harapashit kalojeni në një tavë dhe mbi të vendosni thelat e mishit të pulës bashkë me qepën.

Spërkateni lehtë me vaj ulliri dhe futeni në furrë për ta pjekur për 20 minuta.

Tani mjafton që ta shijoni e të mrekulloheni me aromën që do t’ju mbushë shtëpinë./AgroWeb.org