Të arrestuarit e protestës habisin gjyqtarët, salla e gjyqit kthehet në skenë humori (video)

Të a,rr,estuarit e protestës së opozitës kanë habitur vazhdimisht gjykatësit sot me dëshmitë e tyre ku ndryshe nga sa ka deklaruar policia, ata kanë thënë se nuk kishin lidhje me protestën. Njëri prej tyre tha se nuk kishte qenë në protestë fare por me të atin në shtëpi.

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shtëpia.

Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?
Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shtëpia. Kam punën time. As kam qenë në protestë fare.
Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?

Salla shpërthen në të qeshura, i arrestuari për protestën i thotë gjykatëses diçka me mikrofon.

Ndërsa një tjetër tha se në protestë kishte shpëtuar një të moshuar që ishte i shtrirë në tokë.

“Unë shpëtova një jetë njeriu, një plak 76 vjeç, që ishte shtrirë përtokë. Ky ka qenë veprimi im. Kam shkuar lart. I shpëtova jetën atij prindi, atij 76-vjeçari, këtë veprim kam bërë. E kemi ulur poshtë dhe kam ikur. Kam shpëtuar një jetë njeriu dhe sot unë quhem kriminel”, tha i arrestuari tjetër.